Artemis

Përkufizimi

Mark Cartwright
nga , përkthyer nga Albnor Sejdiu
publikuar në 24 July 2019
Në dispozicion në gjuhë të tjera: anglisht, frëngjisht, grek, italian, spanjoll, turk
Shtypni artikullin
Artemis, Goddess of the Hunt (by Jan van der Crabben, CC BY-NC-SA)
Artemisa, perëndesha e gjuetisë
Jan van der Crabben (CC BY-NC-SA)

Artemis ishte perëndesha Greke e gjuetisë, natyrës së egër, dhe dëlirësisë. Bija e Zeusit dhe motra e Apollos, Artemis konsiderohej si mbrojtëse e vajzave dhe grave te reja njëashtu si mbrojtëse gjatë lindjes. Ajo adhurohej në të gjithë botën Greke, por vend-kulti i saj më i famshëm si një perëndeshë e pjellorisë ishte në Tempullin e Artemisës në Efes, një nga shtatë mrekullitë e botës antike. Për Romakët, perëndesha ishte e njohur si Diana.

Familja & Shoqërimet

Në mitologjinë Greke, Artemis është vajza e Zeusit dhe Letos. E lindur ose në Delos ose Ortygia (afër Efesit ne Turqinë Perëndimore), ajo është motra binjake e perëndisë Apollo. Kur ajo ishte tre vjeç, i ati i saj e uli në prehrin e tij dhe e pyeti se çfarë dhuratash do të dëshironte. Duke e njohur fuqinë e të atit, Artemis(a) e re nuk qe turpëruar të kërkonte dhe kjo ishte përgjigjja e saj (njëri krijon pështypjen se ajo e ka menduar këtë për një kohë):

Hiq Reklamat
Reklama
Lut' më jep mua virgjëri të përjetshme; po
aq emra sa ka vëllai im Apollo;
një hark dhe shigjetë si të tijën; detyrën
e të sjellurit dritë; një tunikë
gjueti shafraní me një skaj te kuq
që arrinë deri në gjunjë; gjashtëdhjetë nimfa të reja
oqeani, të gjitha në të njëjtë moshë, si
shërbëtoret e mija të nderit; njëzet nimfa
liqeni nga Amnisusi i Kretës, për
tu kujdesur për buskinët (çizmet) e mia
dhe për ti ushqyer qentë e mi kur nuk jam
duke gjuajtur; të gjitha malet
e botës; dhe, së fundmi, cilindo qytet që
ju kujdeseni ta zgjedhni për mua, por një
do jetë mjaftueshëm, pasi unë kam në mendje
të jetoj në male shumicën e kohës.

(Nga himne për Artemisën të
Kallimakusit, cituar në Varre, 83)

Zeus, Leto, Apollo & Artemis
Zeus, Leto, Apollo dhe Artemida
Ophelia2 (Public Domain)

Duke i'a dhënë dhurata të tilla si një hark argjendi të bërë nga Ciklopët dhe një pako qensh gjahu nga Pani, Artemis, atëherë, konsiderohej si perëndeshë e gjuetisë, natyrës së egër dhe si një zonjë e kafshëve. Për këtë arsye, ajo shoqërohet me kafshë të egra (veçanërisht ato të reja), pyjet dhe hënë. Si një perëndeshë e dëlirësisë, lindjes dhe pjellorisë, Artemis Kourotrofos ishte mbrojtëse e grave të reja, përkatsisht e nuseve të reja, të cilat i kushtonin asaj lodrat e tyre si simbole të kalimit në moshën e rritur e të plotë dhe marrjes së përgjegjësive të një gruaje. Më në fund, perëndesha, si banore e natyrës së egër, u lidh me kufijtë dhe tranzicionin, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë abstrakt. Për këtë gjë, mbase, tempujt kushtuar Artemisit shpesh qenë ndërtuar ose në kufijtë e vendbanimeve njerëzore ose në vendet ku toka ndryshon siç janë kënetat ose në kryqëzimet e ujit.

Në Mitologji

PERËNDESHA THUHET SE E VRAU GJUETARIN ORION PAS PËRPJEKJES SË TIJ PËR PËRDHUNIM OSE TË VETË ARTEMIS(ËS) OSE NJË PREJ NDJEKËSVE TË SAJ.

Artemis luan vetëm një rol të vogël në Luftën Trojane të Iliadës së Homerit dhe përshkruhet më shpesh si 'perëndesha harkore', por gjithashtu me raste si 'perëndeshë e gjuetisë së zhurmshme' dhe 'e të egrës, zonjë e krijesave të egra'. Duke mbështetur Trojanët, ajo shëron veçanërisht Enean pasi ai u plagos nga Diomidís. Hesiodi në Teogoninë e tij më shpesh e përshkruan atë si 'Artemis qëlluesja me shigjeta'.

Hiq Reklamat
Reklama

Një episod i shquar në fillim të Luftës së Trojës që përfshin perëndeshën është shpëtimi i Ifigjenisë, vajzës së Agamemnonit. Mbreti e kishte fyer perëndeshën duke e vrarë një dre të saj të shenjtë. Si ndëshkim, Artemisi baltosi flotën akease dhe vetëm sakrifica e Ifigjenisë do të qetësonte perëndeshën për t'i dhënë një erë të ndershme Trojës. Agamemnon e ofroi si duhet vajzën e tij si flijim, por me keqardhje dhe në momentin e fundit, perëndesha zëvendësoi një dre për vajzën dhe e bëri Ifigjenian priftëreshë në shenjtëroren e saj në Tauris.

Statue of Artemis from Mytilene
Statuja e Artemidës nga Mytilene
Osama Shukir Muhammed Amin (Copyright)

Megjithatë, tregime të tjera të Artemisës, e shfaqin atë në një dritë shumë më pak bamirësie. Thuhet se ajo e vrau gjuetarin Orion pas përpjekjes së tij për përdhunim ose të vetë Artemis(ës) ose njërës prej ndjekësve të saj. Artemis e shndërroi Kalliston, njërën nga shoqërueset e perëndeshës, në një ari pasi ajo ishte lidhur me Zeusin, i cili më pas e ktheu atë dhe djalin e saj Arkas në konstelacionet ariun i madh dhe i vogël (megjithëse jo para se Arkas të kishte themeluar racën e Arkadianëve). Hyjnesha përdor harkun e saj për të vrarë pa mëshirë gjashtë (ose në disa të dhëna shtatë) bijat e Niobes pas mburrjes së saj për kapacitetin më të madh se të Letos në lindjen e fëmijëve. Gjuetari Aktaion, pasi guxoi të mburrej se ishte gjuetari më i madh ose, në një version tjetër, kishte spiunuar Artemisën ndërsa ajo ishte larë në një pishinë pylli, u kthye në dre nga perëndesha. Aktaion më pas u bë copë-copë nga tufa e tij prej 50 qenve të gjuetisë. Më në fund, Artemis dërgoi një derr (të egër) kolos për të shkatërruar Kaljdonin pasi qyteti kishte neglizhuar t'i flijonte perëndeshës. Një grup gjuetie me gjithë-yjet e heronjëve që përfshinte Tezeun, Jasonin, Dioskouroin, Atalantai dhe Meleagerin u organizua për të gjuajtur dhe sakrifikuar derrin për nder të Artemisit. Pas një ekspedite të gjatë, Atalantai dhe Meleageri së fundmi triumfojnë në vrasjen e derrit.

Hiq Reklamat
Reklama
NJË PARAQITJE E FAMSHME PREJ MERMERI E PERËNDESHËS ËSHTË NË FRIZËN LINDORE TË PARTENONIT, KU AJO ËSHTË ULUR MIDIS APOLLONIT & AFËRDITËS.

Tempulli i Artemisës në Efes

Si një hyjni e pjellorisë, Artemis Efesia u reverua veçanërisht në Efes, afër asaj që shumë besonin se ishte vendlindja e saj, Ortygia. Këtu, kulti i saj përfshinte elemente lindorë (të huazuara nga perëndesha të tilla si Isis, Kybele dhe "Zonja e Kafshëve") simbolet e saj kryesore ishin bleta, hurma dhe dreri. Tempulli i famshëm i Artemisit në qytet (filloi rreth vitit 550 PER,.) ishte pothuajse dyfishi i madhësisë së Partenonit të Athinës kur përfundoi pas një shekulli pune; konsiderohej si një nga Shtatë Mrekullitë e Botës Antike. Tempulli mburrej me 127 kolona dhe blloqet e arkitrave mbi to ishin aq të rënda, me peshë rreth 24 tonë secila, sa që Efesianët besuan që vetë Artemis(a) kishte ndihmuar në ndërtimin e tij. Brenda tempullit ishte një statujë gjigande kulti e perëndeshës e bërë prej dru-kedrit. Sot gjithçka që mbetet nga tempulli janë themelet e tij dhe një kolonë e vetme mjaft e trishtuar e cila është ngritur nga mbetjet e bëra bashkë.

Artemis of Ephesus
Artemida e Efesit
Carole Raddato (CC BY-SA)

Vende të Tjera të Adhurimit

Ndër vende të tjera adhurimit të Artemisit ishin ato të shenjtat në Brauron, Tauris, Magnesia, Perge dhe në ishullin Delos, ku perëndesha lindi në disa versione mit dhe ku ndihmoi në lindjen e vëllait të saj Apollo. Në Brauron, në bregun lindor të Atikës, një vend tempulli dhe një burim i shenjtë ishte në përdorim nga shekulli i 8-të deri në 3 per,. ku priste rite kalimi për vajzat e reja dhe nuset e ardhshme. Nuk është e qartë se çfarë përfshinin këto rite në të vërtetë, por enët prej qeramike të pikturuara që përdoreshin për pije (gjetura) në ato vend tregojnë vajzat e reja që vrapojnë dhe vallëzojnë. Në Sardis, Lidia (Turqia perëndimore) ishte tempulli i katërt më i madh Ionik Grek i ndërtuar ndonjëherë i ngritur për nder të Artemis rreth vitit 300 per,. dhe më pas i rinovuar nga Romakët në shekullin e 2-të të erës sonë. Në Spartë dhe Athinë (pas Betejës së Maratonës të vitit 490 pes), Artemisi adhurohej si Artemis Agrotera dhe konsiderohej si një perëndeshë e betejës, një dhi i kushtohej asaj përpara fejesës nga Spartanët dhe rreth 500 ofroheshin për vit perëndeshës nga Athinasit.

Paraqitjet në Art

Artemis është portretizuar më shpesh në artin e lashtë Grek si një gjuetare e bukur vajzash me mbajtëse dhe hark ose, përndryshe, një shtizë. Ajo shoqërohet shpesh nga një dre, dre (kolos) ose një qen gjuetie, dhe me raste, ajo mban një lëkurë feline. Paraqitjet e hershme gjithashtu theksojnë rolin e saj si perëndeshë e kafshëve dhe e tregojnë atë me krahë zogësh ose kafshë në secilën dorë. Për shembull, në dorezat e vazos së famshme François (570-565 pes), ajo mban një panterë dhe dre në një përshkrim dhe luan në një tjetër. Në vazot e mëvonshme me figurë të kuqe dhe të zezë në Atik, ajo gjithashtu përshkruhet shpesh duke mbajtur një pishtar.

Hiq Reklamat
Reklama

Artemis
Artemis
Mark Cartwright (CC BY-NC-SA)

Një paraqitje e famshme prej mermeri e perëndeshës është në frizën lindore të Partenonit, ku ajo është ulur midis Apollonit dhe Afërditës me Erosin (rreth 440 pes). Hyjnesha po tërheq mantelin e saj për t'u mbuluar më mirë, ndoshta duke iu referuar reputacionit të saj për dëlirësinë. Një paraqitje e mëvonshme dhe mbase sot më e famshme është si një gjahtare që mbërthen në mënyrë mbresëlënëse brinjët e një dreri, një pozë e kapur në mermer nga një skulptor romak që kopjon një origjinal Grek të humbur që i atribuohet Leokares (rreth 325 pes). E njohur si Diane de Versailles, tani është e ekspozuar në Muzeun e Luvrit, Paris.

Artemis vazhdoi ti interesonte Romakët, ekziston një statujë e shkëlqyer prej mermeri e shekullit të 2-të të perëndeshës me hark të gatshëm dhe me qen gjuetie te këmbët e saj në Muzeumet e Vatikanit, Romë. Hyjnesha ka një gjysmëhënë në kokë, duke kujtuar shoqërimin e saj të gjatë me atë trup qiellor. Më në fund, ndërlidhja e Artemis(ës) me pjellorinë, e cila ishte veçanërisht e përhapur në Efes, shihet më së miri në një figurinë prej mermeri nga po ai qytet që ka perëndeshën të mbuluar në ato që duket të jenë vezë dhe kafshë të vogla. Që daton nga 125-175 e.s., tani është në ekspozitë në Muzeun Arkeologjik të Selçukut, Turqi.

Hiq Reklamat
Reklama

Bibliografi

World History Encyclopedia është një bashkëpunëtor i Amazon dhe fiton një komision për blerjet kualifikuese të librave.

Rreth përkthyesit

Albnor Sejdiu
Albnor is interested in art and philosophy, namely the interrelationships of these two domains with the heritage of ancient Greece.

Rreth Autorit

Mark Cartwright
Mark është një autor me kohë të plotë, studiues, historian dhe redaktor. Fushat e tij të preferuara janë arti, arkitektura dhe zbulimi i ideve të përbashkëta të të gjithë qytetërimeve. Ai mbron titullin Master në Filozofi Politike dhe është Përgjegjësi i Publikimeve në WHE.

Citoni këtë punë

Stili APA

Cartwright, M. (2019, July 24). Artemis [Artemis]. (A. Sejdiu, Përkthyes). World History Encyclopedia. Marrë nga https://www.worldhistory.org/trans/sq/1-537/artemis/

Stili i Çikagos

Cartwright, Mark. "Artemis." Përkthyer nga Albnor Sejdiu. World History Encyclopedia. Modifikuar për herë të fundit July 24, 2019. https://www.worldhistory.org/trans/sq/1-537/artemis/.

Stili MLA

Cartwright, Mark. "Artemis." Përkthyer nga Albnor Sejdiu. World History Encyclopedia. World History Encyclopedia, 24 Jul 2019. Uebit. 31 Oct 2024.